|
Ne u krijuam ne 1991 ,”POLYMER SA”,me qellim per te shitur dhe mbeshtetur industrine e materialeve te paperpunuar.Sot nen nje emer te ri,”POLYMERS&COLORS” ne po tregtojme perberes,pajisje,programe,ide dhe zgjidhje rreth shtresave, bojes, konstruksionit dhe industrise adezive,te gjitha keto nga kompani internacionale te perzgjedhura dhe te shquara.
Dy fushat ne te cilat kompania jone eshte e specializuar dhe ka shume vite eksperience jane perdorimi i perberesve ekologjike dhe sistemet e ngjyrimit.Duke punuar ne partneritet te ngushte me klientet tane ne i kushtojme vemendje te vecante ofrimit te zgjidhjeve te plote.Per me teper ne kemi mundesi teknike per t’iu pergjigjur kerkesave dhe nevojave te klientit.
Rendesi e vecante i eshte dhene avancimit te teknologjise permes trajnimit ne vazhdimesi te personelit dhe permes bashkepunimit mes laboratorit tone per “Aplikimin e shtresave” dhe “Sistemet e ngjyrimit” ne Athine dhe partnereve nderkombetare.
Ne gjithashtu kemi nje skuader te perbere prej inxhinieresh me eksperience ne instalimin, mirembajtjen dhe rregullimin e te gjitha pajisjeve qe ne tregtojme.
Vlerat tona konsistojne ne:
- Sigurimin e nje sherbimi te shkelqyer per klientin
- Ofrimin e zgjidhjeve te avancuara teknologjike
- Sigurimin e nje mbeshtetje te madhe teknike
- Shtimin e vlerave te produkteve te klienteve tane
Produktet tona perfshijne:
- Materiale te paperpunuara per shtresa ekologjike te nje teknologjie te avancuar
- Sisteme te plota ngjyrimi
- Pajisje perzierjesh
- Programe te specializuara
|